Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Arrëz, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, ku shoferi dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
“Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll., ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al