Dy të vrarë është bilanci tragjik i një “grindjeje të momentit”, të ndodhur këtë të martë, në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Kështu të paktën ka deklaruar në polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Altin Kuka.
Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj tha se pas vetëdorëzimit në polici, 49-vjeçari Kuka tha se e kishte kryer krimin për shkak të një konflikti të çastit që i biri kishte pasur me viktimat.
Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha e nip, u ekzekutuan me breshëri automatiku dhe gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.