Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbaruesja e Durrësit shkel urdhrin e mbrojtjes, bën takimin nënë e bir. I mituri kërkon të qëndrojë me babain

2024/09/09 at 9:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përmbaruesja e Durrësit shkel urdhrin e mbrojtjes, bën takimin nënë e bir. I mituri kërkon të qëndrojë me babain

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme historinë e qytetarit Ermal Kuburi nga Durrësi, i cili përballet me një sërë problemesh institucionale për kujdestarinë e djalit pas divorcit nga bashkëshortja.


Për mikrofonin e Stop ai tregon se bashkëshortja e braktisi për shkak të lidhjes me një burrë tjetër. Sipas tij, pasi u largua nga banesa, për 3 muaj me radhë nuk u interesua për djalin e tyre të mitur.

Tre muaj pasi u largua nga shtëpia, ish-bashkëshortja shfaqet dhe kërkon të takojë fëmijën, por djali i vogël kërkoi të mos shkonte te nëna, pasi thotë se ishte dhunuar nga partneri i saj i ri.

Ermal Koburi: Jam martuar në vitin 2014 dhe në vitin 2015 ka ardhur në jetë djali jonë. Në fund të vitit 2020, duke parë shenjat e ish-bashkëshortes që s’më pëlqenin në shtëpi, doli që ajo fliste me dikë tjetër. Në momentin e ballafaqimit, ajo vendosi që të largohet nga shtëpia dhe të jetojë me atë. Për rreth 3 muaj nuk pata asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj komunikimi. Djali ishte në shtëpi, këtu ku jemi sot. Për 3 muaj nuk erdhi, nuk kontaktoi dhe pse kishte numrin e telefonit. Familja ime mori fund, i jam drejtuar direkt gjykatës për pak ditë për zgjidhjen e martesës, deri sa Gjykata e Shkallës së Parë u shpreh dhe më la djalin në kujdestari, për rritje dhe edukim. Asnjëherë nuk e kam penguar për të parë fëmijën, madje isha unë i shqetësuar sepse nuk doja që të largohej nga nëna. Me SMS komunikonim që më sill djalin në këtë vend dhe unë e çoja në orën që ajo më thoshte. Nga takimet që bëheshin nënë-fëmijë për rreth 1 orë, 2 orë në një lokal ose kënd lojrash, ajo një moment më tha që më sill djalin dhe futi një palë rroba gjumi me vete sepse do ta marr këtu të flejë. Kjo histori vazhdoi për 4-5 netë duke e çuar djalin për të fjetur. Deri në një moment që djali më tha që babi nuk shkoj më atje sepse ai plaku më ka rrahur. Personazhi ishte bashkëjetuesi i nënës.

Vetë djali i vogël, duke respektuar etikën për të miturit, thotë për “Stop” se nuk dëshiron të takojë nënën e tij për shkak se partneri i saj e dhunon dhe kërkon që të qëndrojë me të atin.

Gazetarja: Mamin nuk e konsideron pjesë të familjes tënde?

Djali i mitur: Jo.

Gazetarja: Pse? Çfarë ka ndodhur? Të ka mërzitur mami me diçka ty?

Djali i mitur: Po.

Gazetarja: Do ma thuash dhe mua? Çfarë ndodhi që të mërziti?
Djali i mitur: Iku nga familja, më ka rrahur kur kam qenë i vogël. Edhe kur shkoja atje ta takoja, më rrihte ai plaku.

Gazetarja: Cila është dëshira jote?

Djali i mitur: Që të rri me babin.

Gazetarja: Nuk do fare që të shkosh te mami?

Djali i mitur: Jo.

Pas këtij episodi, fëmija pajiset me urdhër mbrojtjeje nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, por ky dokument nuk përbën problem për zyrën përmbarimore. Përmbaruesja Erida Ibrahimi kërkon ekzekutimin e takimeve me nënën, edhe pse fëmija refuzon me ulërima.

Ermal Koburi: Ka lëshuar gjykata një urdhër-mbrojtje 6-mujor për djalin nga nëna dhe një urdhër-mbrojtje 3-mujor nga bashkëjetuesi i nënës që mos i afrohen në distancë 100 metra. Gjatë kohës që fëmija kishte urdhër-mbrojtje nga nëna dhe bashkëjetuesi, u shpreh Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan në themel dhe çështja u vu në ekzekutim si palë kreditore nga nëna e djalit në zyrat e përmbarimit shtetëror të Durrësit. Në momentin që jam lajmëruar nga zyrat e Përmbarimit Shtetëror të Durrësit që unë duhet të çoja djalin atje, kam tentuar në disa forma duke shkuar personalisht atje duke çuar shkresa që duhet të vini te shtëpia sepse vendimi i gjykatës shprehet qartë që vendi i ekzekutimit do bëhet në banesën e paditësit. Unë jam paditësi, që nëna ta merrte djalin te shtëpia ime dhe ta sillte në momentin që do mbaronte afatin e takimit po prapë te shtëpia. Përmbaruesja është Enida Ibrahimi. Më detyronin mua që të shkoj bashkë me djalin në zyrat e përmbarimit çdo të premte ose të dielë të muajit, siç e parashikonte vendimi i gjykatës, edhe pse djali kishte urdhër-mbrojtje.

Kur Ermali kërkon që fëmija të merret nga banesa e tij, siç është shprehur gjykata, as ky moment nuk vlen për përmbaruesen, pasi ajo vepron me proces verbale dhe gjoba ndaj këtij të fundit.

Përmbaruesja: E kam mbajt në proces-verbal dhe kam vazhdu.

Denoncuesi: Nuk ke mbajt proces verbal! Ku e ke proces verbalin?

Përmbaruesja: Të them ty, ku e kam proces verbalin?! Ç’a thu mo Ermali?! E kupton, ça muhabetesh je duke bë, ore?

Denoncuesi: Ju atë ditë keni bë takimin e radhës. Dëshmitari, një nga personat, që ka qenë këtu, më ka thënë, që pala kreditore, nuk ka qenë prezente. Ti si mund ta shkruash në proces-verbal, që pala kreditore ka qenë prezente?

Përmbaruesja: Po ça halli ke ti?! Kundërshtoje! Ke hall, ça shkruj unë? Kundërshtoje ti, e bjer rehat!

Përmbaruesja Erida Ibrahimi ka shënuan në proces-verbal që njëra nga palët ka qenë prezent gjatë takimit me fëmijën e vogël, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke konsumuar shkelje tjetër në këtë rast krahas atij të urdhrit-mbrojtës të gjykatës që ndalon takimet e djalit me nënën.



Ju sugjerojmë

I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Para
Zgjedhjet 2025/ Blendi Klosi tregon sa mandate deputetësh kërkon PS të fitojë në Tiranë

Zgjedhjet 2025/ Blendi Klosi tregon sa mandate deputetësh kërkon PS të fitojë në Tiranë

Rama e ndau Tiranën në 3 përgjegjës, Abilekaj: Keqtrajtim i Veliajt për të treguar se…

Rama e ndau Tiranën në 3 përgjegjës, Abilekaj: Keqtrajtim i Veliajt për të treguar se…

Deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, Klosi: Taktikë elektorale

Deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, Klosi: Taktikë elektorale
















TE FUNDIT

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
22 Tetor, 2025

Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit, Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet...

Lexo më shumë

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
22 Tetor, 2025

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris pritet të rihapet të mërkurën, por këtë herë pa një pjesë të çmuar...

Lexo më shumë

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
22 Tetor, 2025

Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë” ka paralajmëruar drejtori i...

Lexo më shumë

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
22 Tetor, 2025

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com