Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj takon homologun në Lituani, lajmi i mirë për linjën Vilnus-Tiranë

2024/09/09 at 3:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj takon homologun në Lituani, lajmi i mirë për linjën Vilnus-Tiranë

Lituania ishte ndalesa e fundit e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, përgjatë vizitave shtetërore në Republikat Baltike. Ceremonia e pritjes u zhvillua në pallatin presidencial “Golden Gate”. Fillimisht, Presidenti Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nausėda, dhe më pas takimin e zgjeruar me praninë e delegacioneve përkatëse. Presidentët e dy shteteve ndanë me gazetarët konkluzionet e bisedës në një konferencë të përbashkët shtypi.


Forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Kosova dhe Ballkani Perëndimor, mbështetja e palëkundur ndaj Ukrainës, si dhe përpjekjet kolektive për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, ishin në fokus të bisedës Begaj-Nausėda.

Presidenti i Shqipërisë u shpreh optimist në lidhje me rezultatin e kësaj vizite në Lituani dhe më herët në dy republikat e tjera baltike, Letoni dhe Estoni. Forcimi i marrëdhënieve i shërben shteteve në përballjen me sfidat e reja globale, si edhe mirëqenies së qytetarëve, u konkludua në takim. Presidenti Begaj bisedoi me Presidentin e Lituanisë edhe për rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, arsimit shëndetësisë dhe bujqësisë.

“Linja Vilnus-Tiranë, 2 herë në javë nga qershori i vitit që vjen përmes “Air Baltic”, është lajmi që sapo morëm nga Presidenti i Lituanisë”, – bëri të ditur Presidenti Begaj pas takimit me homologun Nausėda.

Presidenti Begaj dhe homologu lituanez Nausėda konfirmuan angazhimin e përbashkët për bashkëpunim  në çështjet e sigurisë, linjëzimin me politikat e Bashkimit Evropian dhe ndarjen e eksperiencave për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë proces, Kreu i Shtetit e konsideroi Lituaninë si një shembull të mirë për t’u ndjekur, duke falënderuar Presidentin Nausėda për ndihmën e ofruar.

Presidenti Begaj theksoi faktin se Shqipëria kurrë nuk është lëkundur në qëndrimet e saj evropiane duke qenë prezente në të gjitha operacionet që BE-ja ka ndërmarrë në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave mbi të cilat u ngrit dhe funksionon Unioni.

Shqipëria dhe Lituania, – u theksua në takim, ndajnë të njëjtat vlera edhe si aleate në NATO, dukë dëshmuar gatishmëri për intensifikimin e ndihmës ndaj Ukrainës dhe për kontributin në misionet ndërkombëtare të paqes dhe mbrojtjes së lirisë. “Investimi në mbrojtje është investim për të ardhmen e sigurinë në botë”, – vlerësoi Presidenti Begaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkimit përballë kërcënimeve që janë prezente.

Presidenti Begaj i përcolli Presidentit Nausėda mirënjohjen për kontributin e Lituanisë në KFOR, si edhe mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat Euroatlantike.

Veç takimit me Presidentin Nausėda, gjatë qëndrimit në Vilnius, Presidenti Begaj u prit në takime të veçanta nga Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė, Kryeparlamentarja,Viktorija Čmilytė-Nielsen, dhe deputetë të grupit të miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor, me të cilët bisedoi për rritjen e shkëmbimeve ekonomike, forcimin e bashkëpunimit si anëtarë në NATO dhe thellimin e marrëdhënieve ndërparlamentare të dy vendeve.



Ju sugjerojmë

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Kryesore

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

16 Maj, 2025 9:24 am
Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
Aktualitet

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

16 Maj, 2025 9:15 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

16 Maj, 2025 9:08 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Para
Greqia merr masa për të frenuar turizmin masiv

Greqia merr masa për të frenuar turizmin masiv

7 ditë afat për aplikantët për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ja kriteret që duhet të plotësojnë 

7 ditë afat për aplikantët për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ja kriteret që duhet të plotësojnë 

Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit

Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit
















TE FUNDIT

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
16 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e numërimit të votave preferenciale në 12 qarqet e vendit sa i takon...

Lexo më shumë

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ambientet e Kryeministrisë. Rama ka ndarë pamjet...

Lexo më shumë

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
16 Maj, 2025

Tirana është sot kryeqendra e Europës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin...

Lexo më shumë

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
16 Maj, 2025

Opozita do të protestojë sot (16 Maj) në Tiranë, ditën kur në kryeqytetin shqiptar do të jenë 52 liderët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com