Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Viti i ri shkollor e gjen Shqipërinë të zbrazur si asnjëherë më parë

2024/09/09 at 11:12 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Viti i ri shkollor e gjen Shqipërinë të zbrazur si asnjëherë më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar sot nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se pavarësisht ditës së gëzuar, viti i ri shkollor e gjen Shqipërinë të zbrazur si asnjëherë më parë.

Teksa ka renditur shifrat që tregojnë lëvizjen e nxënësve, ai thekson se mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keqtrajtuarit e rajonit.

“Sot nis viti i ri shkollor.

Së pari urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë për ata dhe mbarë kombin. Veças një urim nga zemra vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë ne bankat e shkollës. Një vit plot shëndet dhe të suksesshëm për të gjithë.

Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2024- 2025 e gjen Shqipërine të zbarzur si asnjëherë më parë.
Numri i nxënësve këtë vit që ulet në bankat e shkollës nga 610 mijë që ishte 11 vite më parë është 350 mijë. Zvogëlimi dramatik i numrit të nxënësve bëhet çdo vit e më i madh. Këtë vit në Qarkun e Korçës nga 1698 nxënës të regjistruar një vit më parë, këtë vit do të ulen në bankat e shkollës për klasën e parë 1302 nxënës. Pra, 396 nxënës më pak, ndërsa në klasën e dhjetë nga 1779 vitin e kaluar, këtë vit u regjistruan 1277, pra 502 nxënës më pak.

Ky vit nis pasi mbi 730 shkolla të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin gjatë viteve të rilindjes dhe 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 5-7 milionë euro dmth 7-8 herë më të larta se në Europë.

Viti shkollor nis në kushte ku mbi 120 mijë nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50 000 nxënës që do të mësojnë në klasa kolektive.
Ky vit nis pas rënies në pikiatë prej 62 pikësh, më të madhe në botë në testin e PISA-s të cilësisë së arsimit vlersuar 9 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.

Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keqtrajtuarit e rajonit.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihem në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor dhe po zbraz me shpejtësi Shqipërinë”, shkruan Berisha.

Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Opinion – Përse vrasja në Pogradec tronditi Shqipërinë? (5 Shtator 2024) 

Opinion - Përse vrasja në Pogradec tronditi Shqipërinë? (5 Shtator 2024) 

“Kaluam periudhë të vështirë, por të kënaqur që Beleri u lirua”/ Mitsotakis: Duam të kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë

“Kaluam periudhë të vështirë, por të kënaqur që Beleri u lirua”/ Mitsotakis: Duam të kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë

Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet me Kinën

Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet me Kinën

TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com