Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Në fjalën e mbajtur, kryeministri Edi Rama u shpreh se partia tashmë do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kreu i qeverisë u shpreh se nisur nga kodi i ri zgjedhor, deputetët me më shumë se një mandat do të jenë në garë të hapur, teksa të rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur.
“Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030.
Sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit tonë do jen 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.
Sot dua të ndaj që më e mirë është që deputetet me më shumë se një mandat, pa përjashtuar edhe drejtuesit e qarqeve, ku bëj pjesë edhe unë të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike drejtuese dhe koordinuese”, tha Rama.