Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeparlamentarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Spiropali vlerësoi ndihmën e Delegacionit të BE-së në përshpejtimin e procesit të integrimit dhe e theksoi prioritetin e Kuvendit në udhëheqjen e këtij procesi.
”Sot, me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato, diskutuam mbi bashkëpunimin për integrimin europian të Shqipërisë dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në këtë proces. Kuvendi do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit, duke fuqizuar funksionin kontrollues e mbikëqyrës, transparencën, bashkëpunimin me shoqërinë civile, median dhe qytetarët, duke avancuar reformat, mbështetur institucionet e pavarura, komisionet hetimore e të posaçme dhe luftën kundër korrupsionit”, shkruan Spiropali.