Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia godet Lvivin, ndërsa fillojnë ndryshimet në qeverinë ukrainase

2024/09/04 at 7:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia godet Lvivin, ndërsa fillojnë ndryshimet në qeverinë ukrainase

Të paktën shtatë persona humbën jetën nga sulmet ruse në qytetin ukrainas të Lvivit gjatë natës, një ditë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse me raketa që nga fillimi i luftës. Lvivi është rreth 60 kilometra larg kufirit me Poloninë, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba paraqiti dorëheqjen të mërkurën, në prag të ndryshimeve të pritshme në kabinetin qeveritar.
Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovyi tha të mërkurën se mes viktimave nga sulmi rus në Lviv ishin tre fëmijë.

“Lvivi u vu në shënjestër të një sulmi të kombinuar me raketa dhe dronë. Banesat në dy lagje të Lvivit u goditën, gjithsej më shumë se shtatëdhjetë shtëpi. Shumica e tyre janë monumente arkitekturore, kështu që restaurimi do të ndjekë një protokoll të veçantë. Ne e dimë se ç’duhet të bëjmë por dhimbja më e madhe është humbja jetës”, tha ai.

Guvernatori rajonal Maksym Kozytskyi tha në aplikacionin e mesazheve Telegram, se mes të vrarëve ishin dy vajza, 9 dhe 14 vjeçare. Shërbimet e Urgjencës Shtetërore të Ukrainës thanë se numri i të plagosurve ka arritur në 52.

“Sulmi me raketa vazhdoi për një kohë të gjatë, goditja e tyre ishte e fuqishme, zhurma e jashtëzakonshme. Nga tronditja, unë përfundova nga korridori në një dhomë tjetër. Të gjithë vrapuam në errësirë. Pashë që dritarja e kuzhinës ishte rrëzuar”, thotë dëshmitari Andrii Zamrii.

Sulmi ndodhi një ditë pasi dy raketa balistike goditën një akademi ushtarake dhe një spital në Poltava në Ukrainë, duke vrarë më shumë se 50 vetë dhe plagosur më shumë se 200 të tjerë, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dha dorëheqjen të mërkurën, pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy la të kuptohej javën e kaluar se së shpejti do të bënte ndryshime në qeveri. Zoti Kuleba ka qenë një nga figurat më të njohura të Ukrainës në skenën diplomatike. Ai nuk është shprehur për arsyet e dorëheqjes.
Presidenti Zelenskiy tha se Ukraina ka nevojë për “energji të re”, ndërkohë që paralajmëroi riorganizimin më të madh të qeverisë që kur Rusia filloi luftën ndaj Ukrainës e cila është në një pikë kritike.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë ministrave dhe ekipit qeveritar që punuan për Ukrainën dhe ukrainasit për katër vjet e gjysmë, pesë vjet. Sot kemi nevojë për energji të reja dhe këto hapa synojnë forcimin e shtetit në shumë drejtime. Politika ndërkombëtare, diplomacia nuk bën përjashtim. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të bëjë secili ministër në të ardhmen. Do të ketë më shumë qartësi kur të ofrohen postet e reja. Sot është shumë herët për të folur për këtë”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Ai foli gjatë një konference për shtyp në Kiev me kryeministrin irlandez Simon Harris. Dorëheqje dhe emërime të tjera priten gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa pesë ministra dhanë dorëheqjen të martën.

Zotit Zelenskiy i duhet të ruajë moralin në Ukrainë në mes të luftës së ashpër me Rusinë që filloi para 30 muajsh dhe përpara një dimri tjetër të vështirë. Sulmi vdekjeprurës i Lvivit, pranë kufirit të Polonisë, një anëtare e NATO-s dhe larg vijave të frontit, është një kujtesë tjetër se si e gjithë Ukraina është e rrezikuar.

Inkursioni i ushtrisë ukrainase pothuajse një muaj më parë në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë, përmirësoi moralin e ukrainasve dhe shërbeu si kundërpeshë pas muajsh të tërë lajmesh të zymta nga vija e frontit në Ukrainën lindore.

Objektivat përfundimtare të inkursionit janë të paqarta, megjithëse zoti Zelensky thotë se Ukraina do që të krijojë një zonë neutrale për të parandaluar sulmet ndërkufitare ruse, si edhe të forcojë pozitat negociuese të Kievit në të ardhmen.

Mes konsideratave të Presidentit ukrainas Zelensky, janë edhe zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, të cilat mund të sjellin ndryshim në mbështetjen kritike ushtarake amerikane për vendin e tij.

Ndërkohë, presidenti Vladimir Putin mbetet i vendosur që ushtria ruse të avancojë më thellë në Ukrainën lindore./VOA

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Spiropali takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri: Kuvendi, rol kyç në procesin e integrimit evropian

Spiropali takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri: Kuvendi, rol kyç në procesin e integrimit evropian

Donald Trump gati të rikandidojë për president

SHBA/ Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e Trump në Nju Jork

Atentati për tradhti te “Komuna e Parisit”, Luarasi dënon reagimet në rrjet: I donin të dy të vdekur

Atentati për tradhti te “Komuna e Parisit”, Luarasi dënon reagimet në rrjet: I donin të dy të vdekur

TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com