Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku djali ka vrarë babain e tij dhe më pas e raportoi të humbur.
Dyshohet se shkak është bërë një sherr për para, ku dyshohet se 62-vjeçari i kishte marrë paratë të birit, gjë që ka sjellë agravimin e sherrit deri në përdorimin e armës së gjahut.
Sipas tvklan, mësohet se autori ka thënë se e vrau të atin pasi ai i kishte vjedhur 75 milionë lekë te kasaforta e familjes.
I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 Gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.