Në një fabrikë të prodhimit të lëndëve plastike ka shpërthyer një zjarr i madh.
Klan News raporton afër vendit të ngjarjes se në pak minuta zjarri ka marrë përmasa të mëdha, kjo edhe për shkak të materialeve që ka pasur në këtë fabrikë.
Akoma nuk ka informacion nëse ka të plagosur apo viktima si pasojë e këtij zjarri të fuqishëm.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.