Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj takohet me efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare në Letoni: Me veprën e tyre lartësojnë flamurin dhe emrin tonë në botë 

2024/09/04 at 2:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj takohet me efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare në Letoni: Me veprën e tyre lartësojnë flamurin dhe emrin tonë në botë 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Adazi. 

Presidenti Begaj, Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins. 

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me drejtuesit e Kamp Adazi, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja. 

Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 

Ai vlerësoi  kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre duke theksuar se “ata janë krenari e Shqipërisë dhe me veprën e tyre lartojnë flamurin dhe emrin e saj në botë”. 

Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për sakrificat e tyre, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë. 

Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e Aleancës. 

Gjatë vizitës në Kamp Adazi, Presidenti nderoi dy Dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushin, duke kryer homazhe në memorialin e tyre. 

Ju sugjerojmë

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16 Shtator, 2025 11:01 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

16 Shtator, 2025 10:26 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
Bota

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

16 Shtator, 2025 9:25 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

16 Shtator, 2025 8:42 am
Para
Forca të shtuara në urën e Ibrit, KFOR: Pjesë e një trajnimi, mbetemi vigjilent 

Forca të shtuara në urën e Ibrit, KFOR: Pjesë e një trajnimi, mbetemi vigjilent 

Elbasan/ Fabrika e plastikës përfshihet nga flakët, zjarri merr përmasa të mëdha 

Elbasan/ Fabrika e plastikës përfshihet nga flakët, zjarri merr përmasa të mëdha 

Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ Policia: Shkak, dyshohet të jetë bërë një… 

Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ Policia: Shkak, dyshohet të jetë bërë një... 

TE FUNDIT

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
16 Shtator, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë...

Lexo më shumë

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës...

Lexo më shumë

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
16 Shtator, 2025

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan më 16 shtator Izraelin se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim...

Lexo më shumë

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Shtator, 2025

Donald Trump paralajmëroi Hamasin disa orë më parë që të mos përdorë pengjet izraelite për të penguar ofensivën tokësore të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com