Policia ka vënë në pranga dy shtetas, pasi dyshohen se i vodhën varësen e floririt një shtetaseje në Tiranë.
Uniformat blu njoftojnë se një 23 vjeçar në bashkëpunim me një 21-vjeçar, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Necklace”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasit 23 vjeç, dhe 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.