Policia ka arrestuar 1 shtetas, pasi u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte.
Uniformat blu kanë identifikuar bashkëpunëtorin e këtij shtetasi dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Ndërkohë janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Shpërthaz dhe 2 specialistë të pyjeve në këtë fshat.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera në çdo skaj të rrethit, në vijim të planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mirditë finalizoi operacionin policor të koduar “Kaçinari”. Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi N. M., banues në fshatin Shpërthaz, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i këtij shtetasi, shtetasi F. B..
Shtetasi N. M. u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin K. K., kryetar i fshatit Shpërthaz dhe për shtetasit N. T. dhe F. F., specialistë të pyjeve në këtë zonë.
Punohet për kapjen e shtetasit F. B.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.