GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” Julian Meçaj dhe Plarent Dervishajn.
Dervishajt iu komunikuan 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa Mecajt iu komunikua masa arrest me burg për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Kujtojmë se ata u ekstraduan nga Dubai ditën e djeshme.