Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakistani arreston ish-kreun e zbulimit të vendit

2024/08/12 at 10:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pakistani arreston ish-kreun e zbulimit të vendit

Ushtria e Pakistanit njoftoi të hënën se kishte arrestuar ish-shefin e zbulimit të vendit dhe se ka nisur procedurat për gjyq ushtarak kundër tij me akuza për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të rregulloreve të ushtrisë.

Arrestimi i gjeneralit në pension Faiz Hameed, i cili shërbeu si kreu i zbulimit (ISI) nga viti 2019 deri më 2022, është diçka e pazakontë në Pakistan. Ushtria e fuqishme e vendit ka sunduar për më shumë se 30 vjet që kur vendi fitoi pavarësinë më 1947. Ushtria vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm.

Ushtria vuri në dukje në njoftimin e së hënës se arrestimi u bë pas një hetimi të urdhëruar nga Gjykata e Lartë kundër zotit Hameed. Ushtria deklaroi se gjatë hetimit u konfirmuan ‘raste të shumta të shkeljeve të Ligjit të Ushtrisë së Pakistanit’.

Emri i zotit Hameed u përmend gjerësisht në mediat lokale për përfshirjen e tij të dyshuar në politikën kombëtare dhe ushtrimin e ndikimit tek gazetarët gjatë mandatit të tij si shef i ISI-t.

Gjenerali tërhoqi vëmendje globale kur gazetarët e panë atë në një hotel në Kabul, menjëherë pasi talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021. Talibanët u rikthyen në pushtet ndërsa forcat perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara u tërhoqën pas gati dy dekadash luftë në Afganistan.

Gjatë pranisë së tyre në Afganistan, Uashingtoni dhe vendet aleate kishin akuzuar ISI-në se ofronte strehë dhe u mundësonte në mënyrë të fshehtë udhëheqësve talebanë të orkestronin sulme kryengritëse nga Pakistani kundër forcave ndërkombëtare në anën afgane të kufirit.

Zoti Hameed besohej të ishte i afërt me ish-kryeministrin Imran Khan, i cili e emëroi atë në krye të ISI-t kur ishte kryeministër.

Zoti Khan u rrëzua nga pushteti në vitin 2022 me një mocion mosbesimi në parlament që ai pretendon se ishte orkestruar nga udhëheqja ushtarake në atë kohë, akuza që ushtria i mohon.

“Pakistani ka ndërmarrë një hap të madh dhe të paprecedentë për të gjykuar përmes gjyqit ushtarak një ish-shef të zbulimit”, tha Michael Kugelman, drejtor i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson në Uashington.

“Duke pasur parasysh rrethanat aktuale politike, është e pamundur ta vlerësosh këtë zhvillim të shkëputur nga lidhjet e Faizit me Imran Khanin”, shkroi zoti Kugelman në rrjetin social X, i njohur më parë si ‘Twitter’.

Zoti Khan, i cili mbetet politikani më popullor në Pakistan, u dërgua në burg një vit më parë pasi u dënua në një rast korrupsioni.

Gjykatat e apelit që atëherë kanë rrëzuar ose pezulluar të gjitha dënimet e tij për shkak të mungesës së provave. Megjithatë, autoritetet ngritën menjëherë çështje të reja kundër zotit Khan duke e mbajtur atë në burg./VOA

Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2024

Parashikimi i motit, 22 shtator 2022

Ditë e nxehtë dhe temperatura ekstreme, parashikimi i motit për sot

Rama nxjerr pamjet nga ish-fabrika e tullave në Lushnjë: Nga gangrenë plehrash në park për prodhimin e energjisë diellore

Rama nxjerr pamjet nga ish-fabrika e tullave në Lushnjë: Nga gangrenë plehrash në park për prodhimin e energjisë diellore

TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com