Policia ka arrestuar një 15-vjeçar, pasi ka qëlluar për motive të dobëta dy 17-vjeçarë.
Mësohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa tjetri është larguar pas ndihmës mjekësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.
Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”, njoftoi policia.