Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja mposht përsëri Kinën në tabelën e medaljeve olimpike

2024/08/12 at 10:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja mposht përsëri Kinën në tabelën e medaljeve olimpike

Gara për më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris mbaroi me barazim 40:40 mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Megjithatë, SHBA-ja e kryesoi tabelën e medaljeve pasi i fitoi hiç më pak se 126 medalje olimpike në përgjithësi, duke e lënë mbrapa Kinën me 91 medalje.

Edhe në lojërat e kaluara në Tokio, SHBA-ja e kishte lënë mbrapa Kinën në garë për numrin e përgjithshëm të medaljeve, duke i fituar 113 në total, prej të cilave 39 të arta, krahasuar me 89 në total nga Kina dhe 38 të arta.

Kush pritej të fitonte më së shumti medalje në Paris?

Sipas parashikimit virtual të Nielsen Gracenote, i cili i mblodhi të dhënat e rezultateve nga garat e mëdha prej Olimpiadës së Tokios e këndej, pesë vendet me më së shumti medalje në Paris do të ishin si në vijim: SHBA (112 medalje në total); Kina (86); Britania (63); Franca (60) dhe Australia (54).

SHBA-ja doli e para siç u parashikua. Megjithatë, SHBA-ja dhe Kina fituan më shumë medalje të arta dhe medalje në përgjithësi.

Japonia i theu parashikimet dhe doli në vendin e tretë me 45 medalje në përgjithësi, prej të cilave 20 të arta.

Franca dhe Australia u renditën në top pesëshe, siç u parashikua.

Australia, megjithatë, doli e katërta, para Francës, falë 18 medaljeve të arta nga 53 medalje në përgjithësi që i fitoi. Franca fitoi më shumë në përgjithësi, 64, por kishte vetëm 16 të arta.

Britania fitoi më shumë medalje se në Tokio, 65 krahasuar me 64, por fitoi më pak të arta dhe u rendit e shtata në përgjithësi, mbrapa Holandës.

Në Paris, Kosova e rriti numrin e medaljeve në pesë në përgjithësi, ndërsa Shqipëria i fitoi medaljet e para në historinë e saj. Por, as Kosova e as Shqipëria nuk fituan medalje të arta këtu.

Te Kosova, kampionia olimpike nga Tokio, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, duke u bërë sportistja e parë kosovare, qoftë te djemtë apo vajzat, që i fiton dy medalje olimpike. Ndërsa xhudistja tjetër, Laura Fazliu, e fitoi medaljen e bronztë, të parën në karrierë.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev ia fituan Shqipërisë medaljet e para olimpike, pasi të dy i fituan të bronzta në sportin e mundjes./REL

Ju sugjerojmë

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
Aktualitet

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

10 Korrik, 2025 12:59 pm
Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
Aktualitet

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

10 Korrik, 2025 12:55 pm
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
Aktualitet

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

10 Korrik, 2025 12:38 pm
Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Aktualitet

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga

10 Korrik, 2025 12:33 pm
Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë

10 Korrik, 2025 12:29 pm
(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije
Rajoni

(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije

10 Korrik, 2025 12:20 pm
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë

10 Korrik, 2025 12:16 pm
“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi
Aktualitet

“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi

10 Korrik, 2025 12:13 pm
Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

10 Korrik, 2025 12:03 pm
Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët
Aktualitet

Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët

10 Korrik, 2025 12:00 pm
Para
Shqipëria dy medalje Olimpike/ Fidel Ylli i KOKSH: Qeveria të bëjë më shumë, sportistët ambasadorët më të mirë

Shqipëria dy medalje Olimpike/ Fidel Ylli i KOKSH: Qeveria të bëjë më shumë, sportistët ambasadorët më të mirë

“Parisi i solli fat Shqipërisë”/ Ambasadorja feanceze: Ndihem krenaret për 2 medaljet që u fituan

“Parisi i solli fat Shqipërisë”/ Ambasadorja feanceze: Ndihem krenaret për 2 medaljet që u fituan

Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni: Përulje për këdo nderon flamurin shqiptar

Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni: Përulje për këdo nderon flamurin shqiptar

TE FUNDIT

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
10 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Bashkinë e Kavajës, ku i pranishëm...

Lexo më shumë

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
10 Korrik, 2025

“Bashkia Maliq është një nga përfitueset e programit të strehimit social për vitin 2025, me 39 familje që do të...

Lexo më shumë

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
10 Korrik, 2025

Prej ditësh tashmë në gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike. Sot Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
10 Korrik, 2025

Parandalohen 2 ngjarje të mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë. Blutë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com