Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me drejtuesit e Policisë në Sarandë: Masa të forta për të përmbyllur një sezon të qetë e të sigurt

2024/08/11 at 11:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Brendshëm Hoxha takim me drejtuesit e Policisë në Sarandë: Masa të forta për të përmbyllur një sezon të qetë e të sigurt

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin e Sarandës, ku u takua me drejtues vendorë të Policisë së Rendit dhe Kufirit.

Ministri i përgëzoi për masat për sezonin turistik dhe shprehu shqetësimet mbi disa problematika të konstatuara.

“Mjetet e lundrimit, të cilat i pashë edhe gjatë inspektimit në bregun e Sarandës, janë në përputhje të plotë me planin e masave që keni hartuar. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj, sepse pas këtyre orareve nuk do të lejohet askush“, deklaroi Hoxha.

Ai kërkoi masa të posaçme në fushën e qarkullimit rrugor, për të parandaluar ngjarje me pasoja.

“Komisariati i Policisë Sarandë duhet të ushtrojë në veçanti një kontroll më të theksuar. Akset kryesore janë të mbingarkuara, punonjësit e Policisë Rrugore duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zbatuar planin e masave“, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Gerald Toska, Shefi i Komisariatit Sarandë informoi se bazuar në planin e masave për sezonin, çdo gjë ka shkuar qetësisht.

“Kemi marrë edhe forca shtesë nga drejtoritë e tjera për të na mbështetur për sezonin turistik. Koordinohemi me Komisariatin e Kufirit dhe së bashku kemi bërë një plan masash edhe për mjetet lundruese, ku kemi filluar një kontroll të dokumentacionit të të gjitha mjeteve. Sa i përket Komisariatit, në vazhdimësi, për ndotjen akustike, pas orës 12:00 të natës, nuk tolerojmë të ketë muzikë. Kemi pasur 7 raste, të konstatuara pas orës 12:00, të cilët janë proceduar, janë referuar në prokurori dhe janë sekuestruar pajisjet muzikore. Për këtë aspekt jemi gjithmonë në gatishmëri, për t’u siguruar pushuesve një mjedis sa më të qetë”, tha Kryekomisar Toska.

Ministri Hoxha, gjithashtu instruktoi strukturat vendore të Policisë, të mbajnë në vëmendje mjetet ujore që përdoren për transport të pushuesve.

“Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licenca të dhëna, njësoj, për operatorë, që kanë ‘hobby’ lundrimin dhe ndaj operatorëve, që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri.

“Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ngarkesa e Policisë Kufitare është me kapacitet të plotë. Jemi të angazhuar të gjithë për kontrollin e vijës bregdetare, për sigurinë e plazheve për të gjithë turistët, që frekuentojnë Sarandën në këto ditë të sezonit turistik”, tha Fadil Veli, Shef i Komisariatit të Kufirit Sarandë.

Ju sugjerojmë

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Kronikë

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

15 Nëntor, 2025 3:27 pm
PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Kryesore

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje

15 Nëntor, 2025 3:26 pm
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Kronikë

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

15 Nëntor, 2025 2:53 pm
Para
Gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen e bronztë pas rivlerësimit të garës

Gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen e bronztë pas rivlerësimit të garës

Dibër/ Hyri për t’u larë në ujë-mbledhësin e centralit, mbytet 16-vjeçari

Dibër/ Hyri për t’u larë në ujë-mbledhësin e centralit, mbytet 16-vjeçari

Paris 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë të bronztë, mundësi Dudaev mposht rivalin hungarez

Paris 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë të bronztë, mundësi Dudaev mposht rivalin hungarez

TE FUNDIT

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
15 Nëntor, 2025

Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë...

Lexo më shumë

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
15 Nëntor, 2025

Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive...

Lexo më shumë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
15 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pas mesditës së sotme në lagjen 2 të Rrogozhinës. Policia njofton se...

Lexo më shumë

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
15 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, të vlefshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com