Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë.
Kujtojmë që zgjedhje e pjesshme në Himarë u zhvilluan më 4 gusht dhe vunë përballë Petro Gjikurinë, kandidat i opozitës me Vangjel Tavon, kandidatin e PS.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet me një diferencë prej 1500 votash dhe u bë kryetari i ri i bashkisë Himarë.