Pesë persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Siç bëhet e ditur, dy persona, E. P., 36 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, janë arrestuar pasi kundërshtuan një punonjës policie në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.
Në pranga janë vënë edhe dy të rinj që kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Më konkretisht, një 28-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij, kurse një 31-vjeçar ka dhunuar nënën.
S.P., 22 vjeç, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.