Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn në azilin ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, janë ndaluar. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Mësohet se 78-vjeçari Zyhdi Shehu prej një viti së bashku me gruan e tij jetonin në azilin “Duaje jetën” në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.
Edhe pse jetonin në një azil, qëndronin në dhoma të ndara për shkak të sëmundjeve që kishin. Zyhdiu vuan nga parkinsoni dhe demenca, ndërsa gruaja nga Alzhaimeri.
Sa i përket ngjarjes së rëndë, 78-vjeçari dhe viktima 82-vjeçari tjetër nuk qëndronin në një dhomë dhe nuk ishin shokë dhome. Edhe viktima vuante nga skleroza dhe rreth orës 4 të mëngjesit ka shkuar te dhoma e 78-vjeçarit, i cili ishte i vetëm, ky i fundit është trembur dhe ka pretenduar se i ka zënë krevatin dhe e ka goditur me bastun.
78-vjeçari Zydiu Shehu merrte ilaçe për sëmundjen e parkinsonit, ilaçe që i jepnin në disa raste haliçunacione.
Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 në shtëpinë e kujdesit “Ruaje moshën” dhe bëri me dije se viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.