Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Constantine An.Tassoulas, uron Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.
Përmes një letre ai i shpreh urimet e tij, ku thotë se duhet të nxisin forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
“E nderuara zonja Kryetare,
Me rastin e zgjedhjes suaj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh personalisht dhe në emër të deputetëve të Parlamentit të Greqisë urimet tona dhe t’Ju uroj suksese në përgjegjësitë tuaja të reja.
Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”