Një 78-vjeçar i ka marrë jetën shokut të dhomës në një azil privat në Tiranë këtë të enjte.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes të dyve.
Autori i kësaj ngjarje është Zyhdi Shehi.
Policia njoftoi se rreth orëve të para të mëngjesit ai ka goditur disa herë me një bastun hekuri shokun e dhomës, 82-vjeçarin Virxhil Vesho. Ky i fundit për shkak të dëmtimeve të marra humbi menjëherë jetën.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për këtë ngjarje. 78-vjeçari Shehi është vënë në pranga dhe ndaj tij rëndon vepra penale e vrasjes me dashje.
Dyshohet se dy të moshuarit janë zënë për shkak të krevatit.
Shehi ka akuzuar Veshon se i ka zënë krevatin dhe rreth orës 04:00 të mëngjesit e ka goditur me bastun.
Si viktima dhe autori vuanin nga skleroza.