Sherr në Durrës, plagoset me thikë një person

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një 45-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka sulmuar një të moshuar për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT