Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim ambasadorin dhe diplomatë të ambasadës britanike në Tiranë.
Së bashku ata kanë biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe për çështje të tjera me rëndësi, me fokus asistencën britanike për Policinë e Shtetit.
Ai tha se së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond ‘grant’ prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.
“Prita për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar ramë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës.
Së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond ‘grant’ prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.
Së bashku me Ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folëm edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh.
Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, shkruan në rrjete sociale.