Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në Konispol.
Një 69-vjeçar i identifikuar si Hysen Islamaj, ka masakruar me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçare Shano Islamaj pas një konflikti të çastit.
Pas kësaj, 69-vjeçari është konfliktuar me të birin 40-vjeçar, Klemendin Islamaj.
Gjatë konfliktit, djali e ka shtyrë babain nga shkallët e banesës.
Hysen Islamaj ka humbur jetën në vend për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë Klemendin Islamaj është shoqëruar nga forcat e policisë.