Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Sheikh Hasinas, fundi i një epoke/ Kryeministrja me mandatin më të gjatë në histori

2024/08/06 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqja e Sheikh Hasinas, fundi i një epoke/ Kryeministrja me mandatin më të gjatë në histori

Bangladesh: Kryeministrja me mandatin më të gjatë në botë në post largohet nga vendi pas protestave që zgjasin prej javësh.


Ajo qeverisi duke i dhënë impulse zhvillimit ekonomik, por ka përdorur edhe metoda të ashpra.

Për herë të dytë, arratia jashtë vendit e Sheikh Hasinas ndryshon rrjedhën e historisë në Bangladesh. Pas protestave të furishme, e ndodhur në pozitë të vështirë, 76 vjeçarja dha dorëheqjen si kryeministre dhe u largua me helikopter drejt Indisë.

Kësisoj merr fund qeverisja e kryeministres me jetëgjatësinë më të madhe në botë në detyrë: Me disa ndërprerje ajo ka qenë mbi 20 vjet në krye të qeverisë në vendin me 170 milionë banorë. Nën qeverisjen e Sheikh Hasina-s lulëzoi ekonomia e vendit, ndërsa kundërshtarët politikë vuanin gjithnjë e më shumë nën ashpërsinë e politikanes së vetëdijshme për pushtetin.

Një goditje fati dhe një rastësi fatlume

Një moment kyç për të dhe vendin e saj ka qenë 15 gushti 1975: puçistët vranë presidentin e atëhershëm Sheikh Mujibur Rahman dhe disa pjestarë të familjes së tij. Që vajza e tij Sheikh Hasina mbijetoi, kjo falë një udhëtimi të saj jashtë vendit në atë periudhë: Ajo ishte nisur atëherë për në Gjermani, ku bashkëshorti i saj Vazed Miah studionte në fushën e fizikës bërthamore dhe ajo bashkë me motrën dhe dy fëmijët ndodheshin në Karlsruhe, ndërsa në Bangladesh pushtetin e mori diktatura ushtarake.

Të dy motrat, përpara kthimit në Bangladesh fillimisht jetuan me emër të rremë në ekzil në Indi. Më 1981 pati sërish vrasje të presidentit, këtë radhë u vra gjenerali Zia-ur-Rahman gjatë një tentative të dështuar për puç ushtarak. Në të njëjtin vit Sheikh Hasina u zgjodh në krye të ligës Avami: partia e babait të saj kishte kontribuuar ndjeshëm në pavarësinë nga Pakistani më 1971.

Që të dy vendet rreth 1500 km larg njeri tjetrit dikur kanë qenë bashkë, kjo ka të bëjë me trashëgiminë koloniale britanike. Në valën e pavarësisë së Indisë, territoret me popullsi shumicë myslimane u bashkuan në një koloni të vetëadministruar.

Vitet 1980 u karakterizuan nga regjimi brutal ushtarak i gjeneralit Hussain Mohammed Ershad. Sheikh Hasina farkëtonte aleancë me parti të tjera opozitare ndër to edhe me partinë nacionale të Bangladeshit (BNP) nën udhëheqjen e Khaleda Zias, e veja e presidentit të vrarë më 1981.

Të dyja gratë, që secila pasi kishte humbur të afërm prej puçeve, ia arritën qëllimit të tyre më 1990: Ershadit iu desh të tërhiqet pas protestave në mbarë vendin. Në zgjedhjet demokratike që pasuan më 1991 Khaleda Zia u zgjodh kryeministrja e parë grua e Bangladeshit. Pas një mandati pasoi Sheikh Hasina, e më pas edhe një herë Zia, nga 2009 ka qeverisur Hasina. Qysh atëherë nuk ka pasur më ndryshim në kreun e qeverisë.

Zhvillim dhe represion

Sheikh Hasina shkëlqeu kryesisht me bilancin e politikës ekonomike të saj. Ajo nxiti ndërtimin e një sërë centraleve dhe të rrjetit të energjisë në vend, duke çuar në industrializimin e vendit. Industria e tekstilit është një ndër komponentet e pandashme të zhvillimit ekonomik në Bangladesh dhe në ekonominë globale të tekstileve – por kjo është arritur me paga të ulëta për punëtorët e këtij sektori dhe kushtet e vështira të punës.

Njëkohësisht Sheikh Hasina është përgjegjëse për shtypjen vazhdimisht e gjithnjë e më me forcë të shoqërisë civile. Herë pas here ka pasur protesta që janë shtypur me dhunë. Që nga 2018, gazetarët kritikë rrezikojnë të paditen dhe dënohen për “propagandë negative” me burgim deri në 14 vjet. Bangladeshi zinte së fundi vendin e 165 ndër 180 vendet e klasifikuara për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij.

Protesta kundër kryeministres

Në korrik kulmoi vala e protestave që Sheikh Hasina nuk mund t’i ndalte më. Demonstruesit fillimisht kërkonin heqjen e një sistemi kuotash që ekzistonte prej kohësh, në bazë të të cilit 30 përqind e posteve të preferuara në administratën publike u jepeshin luftëtarëve të pavarësisë nga 1971 ose pasardhësve të tyre.

Pasi Gjykata Supreme e mbrojti këtë kuotë, protestat u acaruan deri në konfrontime të përgjakshme me mbi 300 të vrarë gjatë trazirave. Në Dhaka u shtua prania ushtarake, kur demonstruesit tentuan të mësyjnë në pallatin qeveritar.

Në kushte të tilla Sheikh Hasina u largua drejt Indisë. Kreu i ushtrisë premtoi në televizionin shtetëror krijimin e një qeverie tranzicioni. Se çfarë drejtimi do të marrë Bangladeshi pas epokës së gjatë nën Sheikh Hasina-n mbetet ende e paqartë./DW



Ju sugjerojmë

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Para
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Sarandë/ Burri vret gruan, djali shtyn babanë nga shkallët, vdes i moshuari

Pasi i ndaloi hixhabin, qeveria e Taxhikistanit nxjerr udhëzime të reja për veshjen grave

Pasi i ndaloi hixhabin, qeveria e Taxhikistanit nxjerr udhëzime të reja për veshjen grave

Krimi në familje në Konispol, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

Krimi në familje në Konispol, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit
















TE FUNDIT

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
14 Qershor, 2025

Një senator dhe një zyrtare e lartë amerikane nga Minnesota, janë qëlluar me armë zjarri. Siç shkruan The Guardian, përfaqësuesja...

Lexo më shumë

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
14 Qershor, 2025

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit në një bisedë telefonike këtë...

Lexo më shumë

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
14 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër përmasë ndërkombëtare, pasi Kina reagoi ashpër ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
14 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të shtunën se sulmet e Izraelit kanë bërë që programi bërthamor i Iranit të bëjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com