Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Petro Gjikuria ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimeve në Himarë.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e lartë.
Ai ka deklaruar se është fitues dhe ka thënë se Tavo të punojë me të.
“Himarjotët folën, tani na ka ngelur të numërojmë kutitë, mendoj se asnjë nuk do t’i prekë kutitë. Do jem këtu edhe nesër, të punojë për himarjotët. Në këtë fushatë kishin zbritur e gjithë administrata që me kërcënime kanë frikësuar himarjotët.
Por ata nuk tremben dhe pjesëmarrja ishte pak më e lartë, dhe tregon se nuk e ulin kokën. Çfarëdo rezultati të jetë do shikohen ato shkelje dhe është puna e KQZ të vendosë. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët. Unë jam fitues, Tavo po të dojë të vijë të punojë me mua. Jam i sigurt që më kanë votuar qytetarët. Opozita ka punuar për mua, i falënderoj për mbështetjen“, tha Gjikuria.