Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj me aktorët tek Teatri i Ri: Karabinaja gati vitin tjetër, investim për 100 vitet e ardhshme

2024/08/03 at 4:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj me aktorët tek Teatri i Ri: Karabinaja gati vitin tjetër, investim për 100 vitet e ardhshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga aktorët Alfred Trebicka, Artan Imami, Arben Derhemi, Eni Jani etj., inspektoi punimet për përfundimin e godinës se re të Teatrit Kombëtar dhe njoftoi se paralelisht do të vijojë puna edhe për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për funksionimin e teatrit.

“Ky ka qenë një projekt shumë, shumë kompleks, shumë i debatuar, shumë i politizuar, por çdo krizë është edhe një mundësi. Mundësi për ta përmirësuar, mundësi për ta sqaruar më mirë, edhe mundësi për ta verifikuar se projekti po ndodh. Më vjen mirë që nuk ceduam as një cm2 te toka e teatrit; më vjen mirë që nuk ceduam as te propozimi për ta çuar te “Bregu i Lumit”, siç thoshin disa. Ky është një investim për 100 vitet e ardhshme, ndaj mezi pres që brenda vitit tjetër ta kemi mbaruar edhe karabinanë, ndërkohë paralelisht do të fillojmë me lotin e dytë, do hapim garën për pajisjet teknologjike, inxhinierike, audio, video, foni, fasada metalike, fasada xhami; pra, e gjithë pjesa e formës së betonit që është ajo perdja simbolike e kapur e skenës”, sqaroi Veliaj.

Ai u shpreh entuziast për faktin se puna më e madhe për hedhjen e themeleve ka përfunduar.

“Jam shumë entuziast për mënyrën si kemi ecur me të gjitha punimet te Teatri i Ri. Këtu kemi zbritur në katin -1, ku kemi bërë punën më të madhe, por është edhe puna më e komplikuar. Edhe në punët publike, si në teatër, ajo që ndodh në pas skenë është puna më e vështirë. Kjo ishte një zonë, ku nuk kishte themele. Kur hapëm themelet e teatrit të ri zbuluam se kishte tunele nëntokësore, kurse vetë teatri i vjetër nuk kishte asnjë themel. Tuneli nuk ndërpritej askund, por shkonte tej për tej sipërfaqes së teatrit. Çfarë ka ikur, ka ikur. Iku lodhja, histeria, debatet. Tani është koha e punës. Ne jemi të përkushtuar të dalim sa më shpejt në nivelin zero, kurse binaja është shumë herë më e kollajtë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Veliaj u ndal edhe te parkingu nëntokësor, për të cilin tha se do të ketë 100 vende parkimi.

“Parkingu nëntokësor do të ketë rreth 100 vende parkimi për stafin dhe artistët, të cilët nuk kanë asnjë arsye pse të kërkojë parkim në ditë të nxehta si sot. Komoditeti se mund të parkosh në vendin e punës, në katin zero, 1 dhe 2, është një lehtësi shumë e madhe. Plus është një mundësi që teatri të fitojë të ardhura. Sot arti subvencionohet, si kudo në botë, por jemi në një situatë ku disa projekte publike duhet të kenë edhe kuptim ekonomik. Sheshi “Skënderbej” e ka larë veten vetëm me lekët e parkingut nëntokë. “Bulevardi i Ri” po paguan kredinë me lekët e parkingut nëntokë. Një faktor ekonomik si parkingu, mund të ndihmojë aktorët dhe institucionet që punojnë këtu; kush ka mundësi, të vijë të paguajë dhe ato të ardhura t’i shkojnë teatrit”, tha ai

Ju sugjerojmë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
Bota

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

27 Korrik, 2025 10:30 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Para
Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Lejoi ndërtimet e paligjshme, dënohet me 1 vit burg kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës

Lejoi ndërtimet e paligjshme, dënohet me 1 vit burg kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës

Teatri Kombëtar dhe mandati i Xhaçkës, Berisha: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen, por hidhen në kosh si letër pa vlerë

Teatri Kombëtar dhe mandati i Xhaçkës, Berisha: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen, por hidhen në kosh si letër pa vlerë

TE FUNDIT

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
27 Korrik, 2025

Një 57-vjeçar portugez është zhdukur në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë. Sipas policisë, teksa turisti po pushonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com