Lindita Nikolla e ka mbyllur me përjashtimin e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi seancën e saj të fundit në krye të kuvendit.
Bardhi ka debatuar ashpër me Nikollën në lidhje me seancën e jashtëzakonshme për votimin e ministrave të rinj dhe një prej emrave, dhe kjo e fundit pasi e ka paralajmëruar atë, më pas e përjashtoi nga seanca.
Lindita Nikolla pak ditë më parë njoftoi se nuk do të drejtojë kuvendin për motive shëndetësore, teksa ajo do të zëvendesohet në këtë detyrë nga Elisa Spiropali.
Gjatë leximit të dekreteve të presidentit deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.