Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flutura Açka largohet nga grupi parlamentar i PD dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias

2024/07/25 at 8:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flutura Açka largohet nga grupi parlamentar i PD dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias

Deputetja e PD, Flutura Açka ka marrë vendimin të largohet nga grupi parlamentar i PD dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias.

Açka e ka bërë publik vendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se dje ra dhe maska e fundit, tani ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK.

Deputetja pretendon se që prej janarit, kur pati përplasje me deputetët e opozitës në Komisionin e Medias që ajo drejton, ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj saj.

Açka thekson se nuk është në parlament për të bërë sehir ndaj demokracisë dhe për këtë arsye largohet nga Grupi i PD.

“Sikurse edhe jeni në dijeni, në mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar (në janar të këtij viti) të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të cilin e drejtoj qysh prej vjeshtës së vitit 2021, ndodhi një incident i pakëndshëm me një grup kolegësh të Opozitës, mes tyre edhe drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Nga ajo kohë, sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj personit tim nuk lanë reshtur, me të gjitha format dhe mjetet dhe shkakun e vetë: qasjet e ndryshme të sjelljes politike opozitare.

Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj.

Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje.

Në marrëdhënien time politike me Partinë Demokratike, jam udhëhequr vetëm nga parime të larta dhe në shërbim të aksionit opozitar, pa prekur lirinë time vetjake. Ndaj:

Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike;

Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik;

Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve – të cilët ende besojnë te politika e pastër – aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike;

Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar;

Deklaroj nga sot:

– Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

– Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike”, mbyllet reagimi i Flutura Açkës.

Ju sugjerojmë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh
Rajoni

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

11 Korrik, 2025 7:57 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
Mbahet protesta e radhës së opozitës para bashkisë, masat që janë marrë dhe rrugët e bllokuara

Mbahet protesta e radhës së opozitës para bashkisë, masat që janë marrë dhe rrugët e bllokuara

Basha publikon amendamentin për hapjen 100% të listave dhe u bën thirrje deputetëve: Rrefuzojeni pazarin Rama-Berisha

Basha publikon amendamentin për hapjen 100% të listave dhe u bën thirrje deputetëve: Rrefuzojeni pazarin Rama-Berisha

Media gjermane “TRAVELBOOK”: Shqipëria një nga destinacionet më të bukura për të vizituar

Media gjermane “TRAVELBOOK”: Shqipëria një nga destinacionet më të bukura për të vizituar

TE FUNDIT

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
11 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të...

Lexo më shumë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
11 Korrik, 2025

Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u kërkoi atyre që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com