Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaosi me sistemet e IT në botë, shërbimet globale po i rikthehen funksioneve 

2024/07/20 at 9:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kaosi me sistemet e IT në botë, shërbimet globale po i rikthehen funksioneve 

Shërbimet filluan të riktheheshin pas një ndërprerje globale kibenernetike që shkaktoi ndalimin e fluturimeve, punën në banka, spitale, media dhe kompani të tjera për disa orë, duke nxjerrë në pah se sa e ndërvarur është bota për shkak të ndërlidhjes teknologjike. 


Pasi u zgjidhën ndërprerjet, kompanitë u përballën me volum të lartë aktivitetesh të prapambetura, fluturime të anulluara, takime mjekësore të parealizuara, blerje dhe porosi të papërmbushura etj, probleme që ndoshta do të duan ditë të tëra për t’u ndrequr. Bizneset u përballën edhe me pikëpyetje të reja se çfarë duhet të bëjnë për të shmangur në të ardhmen situata të ngjashme të shkaktuara nga teknologjia. 

Në një deklaratë në faqen në internet të kompanisë Microsoft thuhet se problemi filloi në orët e vona të së enjtes, kur një përditësim i programit të kompanisë globale të sigurisë kibernetike CrowdStrike duket se shkaktoi probleme të mëdha me lidhjet në rrjet. 

Firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike, me bazë në Teksas, tha të premten se arsyeja e pengesës nuk kishte të bënte me një incident sigurie apo sulm kibernetik. Kompania tha se po përpiqet për të rregulluar problemin, megjithëse efektet e kësaj avarie kibernetike kanë shkaktuar anulimin e shumë flutumieve në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi. 

Firma tha se problemi ndodhi pas një përditësimi të gabuar në kompjuterat që përdorin sistemin ‘Microsoft Windows’. 

“Sistemi i kompanisë ‘Crowdstrike’ përdoret në industri të ndryshme globalisht dhe është një nga platformat kryesore në treg. Ndërprerjet që po shohim janë të përhapura si gjeografikisht ashtu edhe në industri të ndryshme”, thotë profesori i sigurisë kibernetike në Universitetin Politeknik të Milanos, Stefano Zanero. 

Disa orë pas zbulimit të problemit, rrëmuja vazhdoi dhe u përshkallëzua.Kompania ‘Tesla’ ndaloi disa linja prodhimi për shkak të ndërprerjes globale kibernetike të premten, njofton një raport i agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ duke cituar burime të njohura me këtë çështje. 

Prodhuesi i automjeteve ktheu disa punonjës të prodhimit në shtëpi, gjatë turnit të natës, në objektet e tij në Austin të Teksasit dhe në Sparks të Nevadas, shtoi më tej raporti i ‘Reuters-it’. 

Problemi teknologjik dëmtoi industritë nga aeroportet tek bankat. Disa shërbime janë rikthyer në funksion pas disa orëve ndërprerjeje. 

“Sapo hoqëm ‘Crowdstrike’ nga të gjitha sistemet tona dhe kemi ndërprerë shpërndarjen”, tha Shefi Ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk në një publikim në rrjetin social X, pa treguar se cila nga kompanitë e tij kishte ndërmarrë këtë veprim. 

Radhë të gjata u regjistruan në aeroporte në të gjithë botën.
Në Shtetet e Bashkuara, Agjencia Federale e Aviacionit (FAA) tha se ishin pezulluar të gjitha fluturimet e linjave ajrore ‘United’, ‘American Airlines’, ‘Delta Airlines’ dhe ‘Allegiant’. 

“Kompania e fluturimit ishte e sinqertë në lidhje me këtë. Na thanë se nuk mund të kontaktonim askënd. Nuk e kemi idenë se çfarë po ndodh. Ata thanë se nuk funksionon sistemet e rezervimit të fluturimeve dhe të hotelit. Po ashtu është dëmtuar funskioni i nxjerrjes së bagazheve nga aeroplani”, thotë Matt Jordan, një nga pasagjerët e bllokuar në aeroport në Uiskonsin. 

Transmetimi i disa mediave në Australi u ndërpre për disa orë, siç i ndodhi edhe televizionit ‘Kanali 24’ në Bangladesh. 

Spitalet dhe zyrat e mjekëve kishin probleme me takimet e planifikuara me pacientë, ndërsa bankat në Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re raportuan ndërprerje në sistemin e tyre të pagesave ose faqet e internetit. 

“Të gjithë këto sisteme janë me rëndësi kritike, spitalet, bankat, agjencitë e fluturimeve dhe kam dëgjuar që edhe shërbimet e emergjencës janë prekur, madje edhe disa supermarkete në Britani. Të gjitha këto sisteme duhet të rregullohen në mënyrë manuale nga një person, duke ndërhyrë në çdo kompjuter. Po fasim për miliona kompjutera”, thotë James Bore, ekspert kibernetik nga Britania e Madhe.

Oganizata ‘DownDetector’, që vëzhgon problemet në shërbimet e internetit, njoftoi se ndërprerjet janë shkaktuar vetëm në kompjuterat që përdorin shërbimet e kompanisë ‘Microsoft’.

“Nuk do të jetë një çështje që do të ketë ndikim afatgjatë. Megjithatë, ndikimi më i madh ndoshta do të jetë tek besimi që kanë përdoruesit në teknologji në përgjithësi me theks të veçant në teknologjinë që ka për qëllim të ofrojë mbrojtje nga viruset”, thotë profesori i sigurisë kibernetike, Stefano Zanero.
Eksperti kibernetik nga Britania, James Bore, tha se një nga dëmet më të mëdha mund të jenë shkaktuar në spitale dhe sipas tij ka mundësi që “të ketë edhe raste vdekjeje për shkak të kësaj situate. ‘Kjo duket e pashmangshme”, thotë ai./ VOA 



Ju sugjerojmë

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

Erion Veliaj mbetet në burg

17 Qershor, 2025 12:29 pm
Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
Kronikë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

17 Qershor, 2025 12:06 pm
“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…
Bota

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…

17 Qershor, 2025 12:06 pm
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

17 Qershor, 2025 11:53 am
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

17 Qershor, 2025 11:52 am
Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
Bota

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

17 Qershor, 2025 11:45 am
Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa
Aktualitet

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa

17 Qershor, 2025 11:21 am
Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin
Life Style

Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin

17 Qershor, 2025 11:12 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

U dënua nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 54 vjeçarit

17 Qershor, 2025 11:04 am
“Të djegim makinën e policisë”/ Thirrje në TikTok për akte dhune, pranga 24-vjeçarit
Aktualitet

Policia e Shtetit publikon masat për sezonin turistik

17 Qershor, 2025 10:57 am
Para
“Foto të Princeshës dhe ‘aktiv’ në faqet pornografike”, zbërthehet celulari i atentatorit të Trump 

“Foto të Princeshës dhe ‘aktiv’ në faqet pornografike”, zbërthehet celulari i atentatorit të Trump 

Ekzekutohet me plumb në kokë ish-deputetja ukrainase, ministri: Një atentat… 

Ekzekutohet me plumb në kokë ish-deputetja ukrainase, ministri: Një atentat… 

6 persona gjenden të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë, dy prej viktimave janë shtetas amerikanë 

Filxhanë çaji me cianid në dhomën 502! Misteri i vdekjeve të turistëve në hotelin luksoz në Bangkok 
















TE FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
17 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatë...

Lexo më shumë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
17 Qershor, 2025

Erion Alibej ka rrëfyer të tjera detaje për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Ai tregon se vendimi...

Lexo më shumë

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…
17 Qershor, 2025

Donald Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”. Ky është reagimi që pa pasur Kina duke iu referuar konfliktit Iran-Izrael, pasi...

Lexo më shumë

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
17 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagon pas publikimit të tezës së provimit të Matematikës. Në një postim në faqen zyrtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com