Një 26 vjeçare në Tiranë është arrestuar nga policia pasi shkaktoi një aksident në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Anton Lufi”, ku 26 vjeçarja është përplasur me një automjet tip “Toyota dhe më pas me një tjetër mjet tip “Benz”.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase, ditën e djeshme, në rrugën “Anton Lufi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Toyota”, dhe më pas, nga inercia, automjeti i shtetases A. B., është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”,”-njofton policia.