Ka startuar finalja e madhe në Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë në Berlin. Të dyja skuadrat që duan trofeun e lavdishëm në “Olympiastadion” të Berlint.
“La Roja” kërkon këtë trofe për të katërtën herë, për të qenë ajo e vetmja me këtë numër duke lënë pas Gjermaninë, teksa i fundit u fitua në vitin 2012, nga ai që cilësohej si brezi i artë i Spanjës.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë, teksa hera e fundit që iu afruan më shumë ishte përpara tre vitesh, kur u mundën në Londër nga Italia vetëm falë goditjes së 11-metërshave.
Gjithashtu Anglia kërkon t’i japë fund edhe “agjërimit” prej 58 vitesh pa trofe, që nga hera e fundit kur fituan Kupën e Botës në vitin 1966, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre,
De La Fuente i ka besuar 11-shes së tij titullarë, teksa në formacion janë rikthyer Carvajal dhe Le Nromand, të cilët nuk luajtën për shkak të kartonëve në gjysmëfinalen me Francën.
Nga ana tjetër, Southgate ka bërë vetëm një ndryshim, duke i besuar krahun e majtë të mbrojtjes Luke Shaë në vend të Trippier.