Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush mund të zëvëndësojë Biden në garën për President

2024/07/12 at 6:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush mund të zëvëndësojë Biden në garën për President

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të partisë së tij për të hequr dorë nga gara. Thirrjet filluan pas debatit të parë me kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump muajin e kaluar, ku ai pati një paraqitje të dobët.

 “Unë mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për president”, tha Biden.

Pas vështirësive në debat në fund të muajit të kaluar, disa zyrtarë të partisë po i bëjnë thirrje të tërhiqet nga gara zgjedhore.

Por pas muajsh zgjedhjesh brenda partisë, demokratët nuk mund ta detyrojnë atë të largohet, thotë drejtori i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato.

“Ka vetëm një mënyrë që një kandidat të largohet. I emëruari duhet të vendosë vetë të mos kandidojë përpara konventës. Ai duhet të krijojë mundësinë që Komiteti Kombëtar Demokratik të vendosë gjatë kuvendit”, thotë Sabato.

Nëse Biden tërhiqet, nënpresidentja Kamala Harris kryeson listën e demokratëve për ta zëvendësuar atë. Harris tregoi besnikërinë e saj duke i ofruar përkrahje Presidentit.

“Të mos harrojmë që vetëm njëri prej kandidatëve e ka përkrahjen e nënpresidentes së tij dhe ai është Joe Biden”, tha zonja Harris duke theksuar vendimin e ish nënpresidentit Mike Pence që të mos e përkrahë kandidaturën e Trump.

Megjithatë kandidatura e zonjës Harris mund të ndihmojë me votuesit e pavarur, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Kalifornisë Jugore, Christian Grose.

“Po të shohësh sondazhet, ajo që tregon se zonja Harris mund të ketë shanse më të mira se zoti Biden është fakti se ka më shumë të pavarur që janë të pavendosur për të për momentin. Ajo mund t’i bindë ata, ndërsa zoti Biden mund të mos t’i bëjë dot për vete”, thotë Grose.

Në listën jozyrtare të njerëzve që mund të zëvendësojnë zotin Biden është edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Ai thotë se mbështet zotin Biden ndërsa mori pjesë në tubimin zgjedhor të Presidentit në Miçigan javën e kaluar.

“Rezultatet janë ato që kanë rëndësi dhe ai i ka siguruar ato. Ne nuk na duhet një aktor, na duhet një komandant të përgjithshëm”, thotë zoti Newsom.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, gjithashtu përmendet si zëvendësuese e mundshme e zotit Bidenit. Ajo gjithashtu thotë se mbështet presidentin.

Zonja Whitmer u rizgjodh në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet. Ajo vazhdon të ketë popullaritet për shkak të përkrahjes për sindikatat dhe përpjekjet për të luftuar dhunën nga armët e zjarrit.

“Javë pas jave në Amerikë, po shohim lajme të zymta për shkak të dhunës me armë që ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme kudo në vend”, tha Whitmer.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, është më pak i njohur në nivel kombëtar, por ai është një politikan popullor në një rajon jugor të mbizotëruar nga politika republikane.

J. B. Pritzker, guvernatori i Ilinoisit ku mbahet kuvendi i demokratëve të këtij viti, ka pasuri të madhe dhe do të kishte mundësi të vetëfinanconte pjesën më të madhe të asaj që do të ishte një garë presidenciale e minutës së fundit.

Në listë është edhe ish-zonja e parë Michelle Obama, e cila ka refuzuar vazhdimisht mundësinë për të kandiduar. Ajo megjithatë mbetët e preferuar për shumë votues. Sondazhi i Reuters-Ipsos-it javën e kaluar tregoi se ndërsa kandidatët Biden dhe Trump ishin në një barazim, Michelle Obama është dhjet më lart se zoti Trump. Analisti Larry Sabato thotë se nuk ka mundësi që ajo të kandidojë.

“Ajo është shumë e zgjuar që pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë të dëshirojë të kthehet, aq më pak të bëhet presidente. Ne mund të spekulojmë për emra, por ajo që ka rëndësi është se kush ka ambicie të mëdha ose aftësinë për të mbledhur para dhe mundësinë për të siguruar një shumicë në konventë”, thotë Sabato.

Nëse zoti Biden qëndron në garë, spekulimet për emra të tjerë mund të vazhdojnë deri në kuvendin e Partisë Demokrate që mbahet në gusht në Çikago./ VOA

Ju sugjerojmë

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Para
Rrëzohet një avion rus në afërsi të Moskës, humb jetën i gjithë ekuipazhi

Rrëzohet një avion rus në afërsi të Moskës, humb jetën i gjithë ekuipazhi

Rusia shton trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në SHBA

Rusia shton trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në SHBA

Kosovë: 15 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës

Kosovë: 15 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës

TE FUNDIT

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
6 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi...

Lexo më shumë

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
6 Korrik, 2025

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit...

Lexo më shumë

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
6 Korrik, 2025

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
6 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com