Ka dështuar seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Elbasanit.
Autori i vrasjes së 4 policëve, në gusht të vitit 2009, kërkoi shoqërimin në Gjykatës, por kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej me video-konferencë, megjithatë sërish dështoi për shkak se mungonin kushtet teknike.
Dritan Dajti kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.
Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.
Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i rij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedurës se lirimit.