Më pak se gjysmë ore nga ndan nga nisja e gjysmëfinales mes Francës dhe Spanjës. Në këtë pragndeshjeje janë disa aspekte pikante.
Prezenca franceze në Mynih sigurisht që po kalon prezencën spanjolle. Mijëra tifozë francezë janë grumbulluar tashmë në Allianz Arena. Ata nuk po admirojnë as terrenin, por po krijojnë skenën në atë që pritet të jetë një atmosferë e zhurmshme.
19:40. Të parët mbërritën francezët. Të njohur për ironinë dhe humorin e tyre, lojtarët dhe stafi duket tejet seriozë.
22 vite është diferenca e moshës mes Jesus Navas, 38 vjeç dhe Yamal, 16 vjeç. Navas pritë të luajë në krahun e djathtë të mbrojtës duke zëvendësuar Dani Carvajal, i ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e kaluar përballë Gjermanisë. 22-vjeçari Jesus Navas është në fakt më i madh në moshë se Mounir, babai i Lamine Yamal.
Sulmi kundër Mbrojtjes
Rrjedhshmëria sulmuese e Spanjës në këtë turne ka qenë diçka për t’u admiruar.
Ata kanë shënuar më shumë gola nga çdo ekip në këtë turne, duke shënuar 11të tillë në pesë ndeshje, deri më tani.
Por ata mund ta kenë më të vështirë të godasin rrjetën sonte.
Ata përballen me mbrojtjen më të ashpër në Euro 2024, Francës.
Skuadra e Didier Deschamps është shumë e fortë në pjesën e pasme, ata kanë pësuar vetëm një herë të gjithë turneun. U ka shënuar vetëm Robert Lewandowski, edhe ai me penallti.
La Roja!
Pedrin e dëmtuar e zëvendëson Dani Olmo.
Jesus Navas dhe Nacho Fernandez janë dy ndryshimet e tjera në ekipin që mundi Gjermaninë të premten.
Edhe Alvaro Morata ruan vendin e tij pavarësisht gjithë dramës që ka krijuar pas një interviste ku thoshte se nuk ishte i lumtur të luante në Spanjë
Dy skuadrat nuk janë të panjohura për njëra-tjetrën.
Këto janë 5 përballjet më të paharrueshme mes tyre:
*Euro 1984 finale: Francë – Spanjë 2-0
*Euro 2000 çerekfinale: Francë – Spanjë 2-1
*Kupa e Botës 2006, turi i 16-s: Francë – Spanjë 3-1
*Euro 2012 çerekfinale: Spanjë- Francë 2-0
*Liga e Kombeve, finale: Spanjë- Francë 1-2
“Çmenduria” e Morata-s
Përgatitjet e Spanjës nuk kanë qenë më të qetat e mundshme.
Kur kapiteni i ekipit del në intervista duke thënë se ai nuk është ‘i respektuar’, sigurisht që do të krijojë turbullira
Alvaro Morata i tha shtypit spanjoll të hënën pakënaqësinë e tij për mungesën e respektit që ai merr në Spanjë.
Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se ka të ngjarë të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas përfundimit të Euro 2024.
Është e paktë të thuhet, këto komente nuk janë pritur mirë në Spanjë./TV Klan