Dy makina janë djegur gjatë orëve të natës të kësaj të marte në qytetin e Durrësit.
Mësohet se automjetet ndodheshin të parkuara në rrugë, në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar.
Paraprakisht dyshimet janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Një prej makinave rezulton në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.
Pikërisht kjo makinë ka qenë dhe objektiv i autorit/ve. Ndërsa makina tjetër u dogj pasi ishte pranë mjetit së Alushit.
Dyshimet e para janë se ngjarja vjen për shkak të detyrës së kryeinxhinierit.