Debate të ashpra janë zhvilluar sot në nisje të seancës plenare mes deputetëve të PD dhe mazhorancës.
Gjithçka nisi pasi kryeparlamentarja, Lindita Nikolla hodhi poshtë kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Interpelanca ishte kërkuar nga opozita sa i takon këshilltarit gjeneral Florian Coldea, që rezulton të jetë zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente rumune.
Pjesë nga debati:
Deputeti Flamur Noka: (Nikollës) Zonja që jeni zhytur e s’keni bëni kjo nuk është faji ynë por përgjegjësia jua.
Kush ju ka faj që u fut në zyrat e shtetit kreu Sinaloas? Dhe i dha kaziono? Mos është çështje private që korruptoi McGonigal kundër opozitës?