Me tone të ashpra ka nisur seanca e Kuvendit, ku një debat mes kreut të grupit të PD, Gazmet Bardhit dhe deputetit të PS, Erion Braçe ka degraduar në ofendime të rënda.
Ndërsa kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhit nga seanca plenare.
Sipas Çuçit, Bardhi nuk mund të flasë me një gjuhë denigruese, duke iu referuar deklaratave të tij drejtuar Braçes, kur i tha ndër të tjera të mbyllte gojën.
“Duke ngritur gishtin dhe akuzuar me një fjalor që nuk është për një kryetar grupi. Duhet të përjashtohet!”,-tha Çuçi.