Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kërkojmë seancë dëgjimore me INSTAT“, Tabaku: Shqipërisë i është larguar një qytet me 45 mijë banorë çdo vit!

2024/07/02 at 1:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kërkojmë seancë dëgjimore me INSTAT“, Tabaku: Shqipërisë i është larguar një qytet me 45 mijë banorë çdo vit!

Deputetja e PD Jorida Tabaku, foli në lidhje me të dhënat e Censit të raportuara nga INSTAT javën e shkuar, ku ka kërkuar që të mbahet një dëgjesë me drejtoreshën e INSTAT në lidhje me temat kryesore që e kanë shqetësuar këtë proces.

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Tabaku ka shprehur shqetësim në lidhje me procesin dhe mbarëvajtjen e tij.

Ndër të tjera, ajo tha se shifrat kanë nxjerrë 400 mijë shqiptarë më pak se sa dhjetë vite më parë.

“Duke i marrë të mirëqëna ato që janë publikuar, popullsia e Shqipërisë është 400.000 banorë më pak. Shqipërisë i është larguar çdo vit një qytet me madhësinë e 45.000 banorëve”, tha ajo.

”Ditën e premte u publikuan të dhënat e Censusit të INSTAT të cilat në momentin kur INSTAT raportoi në këtë Komision nuk ishin të disponueshme dhe një fjali është përfshirë në rezolutë përsa i përket publikimit të të dhënave, ndërkohë që ne tashmë ndodhemi në një realitet tjetër.

I takon Komisionit të Ekonomisë që të organizojmë një seancë dëgjimorë me INSTAT për të diskutuar së pari procesin, së dyti mungesën e transparencës, faktin se pse të dhënat e Censit u publikuan 6-8 muaj pas përfundimit të Censit ndërkohë që në vende të tjera të ngjashmë ekuivalente procesi ka qënë më ndryshe. Besoj që një sqarim për problematikat, për vonesat, se çfarë ndodhi, i detyrohet këtij Komisioni ky institucion.

Duke i marrë të mirëqëna ato të dhënat dhe duke ngritur pikëpyetjet tona për vërtetësinë e këtyre të dhënave, ne kemi nevojë që sot të dhënat e Censit dhe interpretimet e tyre që lidhen sëpari me zhvillimin e territorit, së dyti me çështje që ndoshta nuk i takojnë këtij Komisioni si reforma territoriale apo zgjedhore dhe së treti me çështje të cilat lidhen me elementë kryesisht me punën e këtij Komisioni si politika ekonomike, shpërndarje buxheti, llogari fondesh për bashki. Si ndikon kjo në rritjen ekonomike? Si ndikon kjo në politika që do ndërmerren në lidhje me ndarjen buxhetore jo në vetëm në nivelin e bashkive, por dhe të infrastrukturës që do e ndjek atë.

Si do e përdorim Censin si një mjet për të orientuar investimet publike dhe jo vetëm? Ka një pikëpyetje për kryqëzimin e të dhënave të censusit. Duke i marrë të mirëqëna ato që janë publikuar, popullsia e Shqipërisë është 400.000 banorë më pak. Shqipërisë i është larguar çdo vit një qytet me madhësinë e 45.000 banorëve.

Ta lëmë politikën mënjëanë dhe ta shohim si një këmbanë alarmi dhe si ndikon kjo në arsim, në rëgjistrimet e nxënësve të rinj në shkolla, janë 220.000 nxënës më pak të regjistruar në shkolla; janë 350.000 apartamente bosh… dhe janë gjëra që kanë nevojë për t’i diskutuar në Komision dhe si të reflektohen në vendimmarrje.

T’i marrim të dhënat të cilat janë publikuar, dhe ato që nuk janë publikuar. Të shohim metodologjinë, t’i kryqëzojmë më të dhëna të tjera, si p.sh. të bujqësisë, të sektorit bankar, të rritjes ekonomike. Me të dhëna të cilat janë dytësore për të parë sesi këto të dhëna të ndërgjegjsojnë qeverisjen, për të kuptuar se ku është situata dhe si mund t’i përdorim këto në vendimmarrje.

Kemi akoma kohë që të shtojmë një raportim të këtij institucioni dhe një debat për të dhënat e Censit në kalendar. Sot kemi nevojë kemi për qartësi, për procedurën dhe metodologjinë, sesi do t’i përdorim këto shifra në vendimmarrje. Në fund të ditës prandaj e hartuam dhe ndërtuam që këto shifra të përdoren në funksion të vendimmarrjes. Nuk kanë asnjë vlerë nqs këto shifra do jenë një raport tjetër që nuk përdoren për buxhetin, për shpërndarjen e fondeve dhe së treti për të dhënat që ne na shpërbejnë në Komision”, tha Tabaku.

Ju sugjerojmë

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

27 Qershor, 2025 8:00 pm
Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël
Bota

Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël

27 Qershor, 2025 7:50 pm
Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite
Bota

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

27 Qershor, 2025 7:33 pm
VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora
Life Style

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora

27 Qershor, 2025 7:17 pm
Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

27 Qershor, 2025 6:43 pm
Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
Sport

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

27 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

“Falsifikimi i stampave ose formularëve”, arrestohet Metodi Marku në Tiranë

Lulzim Berisha del para gjykatës spanjolle: Mos më ekstradoni, kam frikë për jetën nëse më ktheni në Shqipëri 

Lulzim Berisha del para gjykatës spanjolle: Mos më ekstradoni, kam frikë për jetën nëse më ktheni në Shqipëri 

Vuçiç bisedon me zëvendësin e Lavrovit për marrëdhëniet dypalëshe

Vuçiç bisedon me zëvendësin e Lavrovit për marrëdhëniet dypalëshe

TE FUNDIT

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
27 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë në “Rrugën Transballkanike”, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi...

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
27 Qershor, 2025

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Koli Bele, ishte i ftuar këtë të premte (27 qershor) në Klan News,...

Lexo më shumë

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
27 Qershor, 2025

Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë firmosur një marrëveshje paqeje në Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të...

Lexo më shumë

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
27 Qershor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se kërkesat e Rusisë dhe Ukrainës për paqe janë “absolutisht kontradiktore”, pasi në dy rundet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com