Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Spanjë me avantazhin e iberikëve.
Ka qenë Ferran Torres i cili në minutën e 13 kaloi në avantazh Spanjën me një diagonale me të majtën nga brenda zonës.
Ndërkohë nga kampi kuqezi i vetmi rrezik serioz erdhi në “frymën e fundit” të pjesës së parë, me “arkitektin” e mesfushës, Kristjan Asllani, që lëshon një predhë nga jashtë zone, por pritet nga portieri Raya.
Shqipëria zbret në fushën e “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit për të luajtur fatet e Europianit, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori.
Formacioni i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristian Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Jasir Asani, Nedim Bajrami, Rey Manaj.
Formacioni i Spanjës: David Raya – Jesus Navas, Daniel Vivian, Aymeric Laporte, Alejandro Grimaldo – Mikel Merino, Martin Zubimendi, Baena – Ferran Torres, Joselu, Mikel Oyarzabal.