Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë, ku si pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.
Mjeti me targa NZP-4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjec, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25-vjecari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.