Po zhvillohet sot protesta e 13-të e opozitës para bashkisë Tiranë. Protestuesit e nisën me hedhje molotovi dhe thirrje drejtuar kryebashkiakut, duke e quajtur “Hajduti”.
Edhe sot ata kërkojnë dorëheqjen e Erjon Veliajt. Ndërsa ndryshe nga herët e tjera, sot godina nuk është e rrethuar me gardh metalik, por vetëm me efektivë policie. Ndërkohë godina është e mbuluar me flamurin kuqezi.
Efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar hyrjen e bashkisë së Tiranës.