Komisioni i Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion është ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e dytë, por është bojkotuar sërish nga opozita.
Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh se opozita do të duhej të ishte pjesë e mbledhjes, duke iu kërkuar që të reflektojnë.
“Të keqardhur që ende opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të komisionit”, tha Xhafaj, kryetar i komisionit.