Është mbyllur pjesa e parë e sfidës, me Shqipërinë në epërsi pas golit të Qazim Laçit.
Kuqezinjtë arritën të përballojnë mesfushën teknike të Kroacisë dhe në disa raste rrezikuan edhe në sulm, për të shënuar më tepër.
Në 45 minutat e para Asllani humb një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin, pasi i vetëm përballë portierit Livakovic, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
Rasti u krijua pasi Luka Modriç humbi një top në mesfushë dhe lojtarët e Kombëtares organizuan kundërsulmin.