Kryetari i PL, Ilir Meta ndodhej sot në Roskovecë për të kundërshtuar ndërtimin e një TEC-i në fshatin Suk 1.
Gjatë fjalës së tij, Meta foli me tone të ashpër kundër qeverisë, ndërsa kryeministrin Edi Rama e cilësopi si një kriminel.
Në shenjë proteste, Meta mori varenë dhe qëlloi disa herë një shtyll, duke u kërkuar qytetarëve që të mos lejojnë ndërtimin e TEC-it.
Meta tha se qytetarët duhen të marrin dhe armët për të mbrojtur vendin dhe të ardhmen e tyre.
Po kërcënohen për tu helmuar nga një investim kriminal të Edi Ramës, duke e menduar Roskovecin si një komunitet që thyhet lehtë. Një grusht të korruptuarish kanë marr vendime kriminale në kundërshtim me interesin tuaj, duan që t’ju përzënë, duan që t’ja u çvlersojnë edhe atë investim që keni bërë dhe duan që edhe këta fëmijë ti përzënë nga vendi dhe më pas bënë marrëveshje ai me ata që nga Filipinet dhe nga Bangladeshi. Sepse qëllimi është vendosja e vendit në një regjim mafjozë, në një regjim PPP kriminale dhe nuk është zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, sepse ju e dini se dhe fondet për bujqësinë i bllokoi BE sepse këta i çuan fondet e IPARD tek inceneratorët. Ju ftoj qëndresë heroike. Edhe këto piketat që kanë vënë këtu. Ku është vareja? Ku është vareja këtu? Merrni cdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër pushtuesve! Gotet Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj. Dakord! Mua këtu më keni me kallash në dorë! Di të qëlloj mirë dhe nuk më dridhet dora fare. Edhe njerëzit ku i keni jashtë mobilizojini, në Tirane kudo. Vetëm huri i ndan punët me këta hajdutë” thotë Meta në videon që e ka publikuar në profilin e tij në facebook.
Banorët e zonës janë kundër termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1 pasi thonë se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten.