Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon punimet infrastrukturore për të rritur kapacitetet për pasagjerët

2024/06/13 at 12:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon punimet infrastrukturore për të rritur kapacitetet për pasagjerët

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon punimet intensivisht për të zgjeruar terminalin dhe për të rritur kapacitetet infrastrukturore.

Investimet strategjike konfirmojnë pozicionin e TIA-s si një qendër rajonale në transportin ajror.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i menaxhuar nga Kastrati Group është duke arritur shifra rekord vit pas viti dhe kjo falë punës për të sjellë sa më shumë linja ajrore, për të zgjeruar listën e destinacioneve dhe duke ulur kështu koston e biletave.

Ky fluks i madh udhëtarësh ka sjellë nevojën që Kastrati Group të investojë në mënyrë të vazhdueshme në aeroport për të përballuar rritjen e vazhdueshme. Vetëm gjatë muajve janar-maj të këtij viti, përmes këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 3,7 milionë pasagjerë dhe është parashikuar që deri në fund të vitit të arrihet shifra 10 milion, mbi 7.2 milion që udhëtuan vitin e kaluar.

Zgjerimi i aeroportit do e çojë sipërfaqen e tij totale në 40,000 metra katrorë, duke shtuar porta të reja dhe hapësira të reja shërbimi për pasagjerët dhe duke e rritur kapacitetin në 15 milion pasagjerë, nga 11 milion që është kapaciteti aktual.

Nga ana tjetër kanë nisur punimet për zgjatimin e pistës e cila do shkojë në 3.2 km nga 2.75 që është aktualisht. Kjo do të thotë se pista e re do të jetë në parametra të mirëpresë avionët ndër-kontinentalë dhe të zgjerohet harta e mundësive për udhëtime edhe përtej oqeanit.

Projekti i zgjerimit përfshin disa zhvillime kryesore, duke nisur që nga rehabilitimi i pistës ekzistuese i cili ka përfunduar në prill 2024. Gjithashtu, ështe implementuar edhe një sistem i ri ndriçimi LED, një infrastrukturë e përmirësuar drenazhimi si dhe është ndërtuar një rrugë e re hyrëse drejt pistës.

Një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor është edhe shtimi i vendqëndrimeve të reja të avionëve si në platformat veriore ashtu edhe në jug të cilat do të shkurtojë kohën e lëvizjes së avionëve në pistë. Këto vend-qëndrime, do e çojnë numrin total të tyre në 30, nga 21 që janë aktualisht.

Me këto investime në infrastrukturën e aeroportit si edhe me shtimin e vazhdueshëm të destinacioneve, Kastrati Group konfirmon angazhimin që TIA të vijojë të shënojë shifra rekord duke përmbushur më së miri kriteret e një përvoje të shkëlqyer udhëtimi.

Ju sugjerojmë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Para
“22 dyqane, 10 apartamente, vila, trull dhe…” Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë së ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri! 

“22 dyqane, 10 apartamente, vila, trull dhe...” Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë së ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri! 

Gjendet një person i pajetë në afërsi të kufirit shqiptaro-grek

Bie nga shkëmbi ndërsa mblidhte çaj, humb jetën një person në Korçë 

Banka e Shqipërisë firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e vendit në SEPA

Banka e Shqipërisë firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e vendit në SEPA

TE FUNDIT

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
29 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentativë për të finalizuar procesin e konstituimit...

Lexo më shumë

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
29 Qershor, 2025

Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër të Lushnjes, vihet në pranga...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
29 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti amerikan ka bërë thirrje sërish për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com