Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
I pyetur nga gazetarët se për çfarë është thirrur, ai tha se “do shkojë te Dum Dumani”, referuar kreut të SPAK, Altin Dumani.
Në momentin që futej brenda ambienteve të SPAK, Meta nuk i ka kurseur sërish akuzat ndaj Dumanit që sipas tij nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal-it.
“A e njihni Dum Dumanin kush është? Dum Dumani është ai që s’guxon të hapë çështjen McGonigal, se është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dum Dumani është ai që s’guxon të përmendë njëherë emrin e Edi Ramës. As për çështjen e Sali Berishës…Unë po shkoj te Dum Dumani”, deklaroi Meta.