Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i ekspertëve të OKB-së: Forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë ushtruar dhunë me bazë gjinore

2024/06/12 at 6:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i ekspertëve të OKB-së: Forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë ushtruar dhunë me bazë gjinore

Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga Kombet e Bashkuara, theksojnë në një raport të publikuar të mërkurën, se forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë kryer dhunë seksuale dhe me bazë gjinore në tre muajt e parë të konfliktit, që filloi më 7 tetor të vitit të kaluar.


Ekspertët e pavarur ofrojnë një pasqyrë të detajuar të ngjarjeve që kryesisht janë botuar në media. Ata po ashtu theksojnë se Izraeli dhe militantët palestinezë kanë kryer krime lufte, ndërkohë që Izraeli ka kryer edhe krime kundër njerëzimit. Raporti përqendrohet në periudhën mes sulmit të 7 tetorit dhe fundit të vitit të kaluar.

Izraeli, i cili ka refuzuar të bashkëpunojë me këtë zyrë të Kombeve e Bashkuara, të cilën e akuzon për njëanshmëri kundër tij, i hodhi poshtë akuzat.

Raporti rendit një mori pretendimesh për shkelje të të drejtave dhe krimeve të kryera nga dyja palët. Në të thuhet se forcat izraelite kryen akte të tilla si uria e detyruar, vrasje të qëllimshme, dënime kolektive dhe sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe se krahu ushtarak i Hamasit dhe grupe të tjera militante kanë kryer vrasje të qëllimshme dhe keqtrajtim të civilëve dhe janë angazhuar në rrëmbime e marrje pengjesh.

Këto gjetje u publikuan ndërkohë që konflikti hyri në muajin e nëntë, me pak shenja se përfundimi i tij është i afërt.

Raporti thotë se frekuenca, shkalla e përhapjes dhe ashpërsia e krimeve seksuale dhe atyre me bazë gjinore kundër palestinezëve nga forcat izraelite gjatë kësaj periudhe në fund të vitit të kaluar lenë të kuptohet se format e një dhune të tillë “janë pjesë e procedurave operacionale të forcave izraelite.”

Ndonëse përmend mohimin e akuzave të krahut ushtarak të Hamasit ndaj akuzave për dhunë seksuale ndaj grave izraelite, raporti thekson se ekspertët dokumentuan “raste që tregojnë për dhunë seksuale” ndaj grave dhe burrave në afërsi të vendit ku u mbaj festivali muzikor, tek një postbllok ushtarak dhe në disa vendbanime izraelite të cilat u sulmuan nga militantët.

Ky grup ekspertësh është mbledhur në vitin 2021 nga Këshilli i OKB-së për të Drejta të Njeriut për të hulumtuar abuzimet dhe shkeljet e të drejtave në Izrael dhe në zonat palestineze të kontrolluara nga ai. Grupi i ekspertëve udhëhiqet nga Navi Pillay, ish drejtuese e OKB-së për të drejtat e njeriut. Ata janë ekspertë të pavarur dhe nuk flasin në emër të OKB-së. Izraeli refuzon të bashkëpunojë me ta.

Misioni diplomatik i Izraelit në Gjenevë u përgjigj ndaj raportit duke e quajtur atë “përpjekje fyese dhe e neveritshme për të krijuar një krahasim të rremë ndërmjet ushtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe terroristëve të Hamasit sa i përket dhunës seksuale” dhe thekson pretendimet e shpeshta se ekspertët janë kundër Izraelit.

Raporti dhe përgjigja e Izraelit janë treguesi i fundit i përçarjes gjithnjë më të madhe ndërmjet OKB-së, institucioneve të saj dhe qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu rreth përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë më 7 tetor dhe ndaj rrëmbimit të izraelitëve.

Të martën, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, një institucion i veçantë nga grupi i ekspertëve të pavarur, tha se forcat izraelite dhe grupet e armatosura izraelite mund të kenë kryer krime lufte gjatë operacionit të përgjakshëm të forcave izraelite gjatë fundjavës për të shpëtuar katër pengje. Qindra palestinezë u vranë gjatë këtij operacioni./VOA



Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Blinken: Hamasi ka kërkuar ndryshime në propozimin për armëpushim

Blinken: Hamasi ka kërkuar ndryshime në propozimin për armëpushim

Euro 2024/ Parashikimi i Jose Mourinho: Kampionatin Europian do e fitojë…

Euro 2024/ Parashikimi i Jose Mourinho: Kampionatin Europian do e fitojë...

Emmanuel Macron infektohet me COVID-19

Macron, thirrje politikanëve të moderuar të mobilizohen për të fituar ndaj së djathtës ekstreme
















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com